POLITIKË

Basha në Kamëz: Jo ministra-xhelatë dhe kriminelë të komunizmit

10:50 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë i pranishëm në një takim në qytetin e Kamezës . Shkak që Basha ka lënë “çadrën e lirisë” është bërë inaugurimi i një bulevardi nga kryetari bashkisë Kamëz Xhelal Mziu me emrin Donald Trump.

Kryetari i bashkisë Kamëz ka bërë paralelizma midis ardhjes së Trump në pushtet dhe Bashës si kryeministër i ardhshëm.

Ndihem krenar që ky bulevard ka emrin e “Donald Trump” dhe fryma ka filluar nga Kamza siç filloi fryma me fitoren tij në Amerikë. E njëjta situatë ka filluar nga Kamza, tek Republika e re, qytetarët e Kamzës mezi presin që në zgjedhjet e tanishme që do zhvillohen ju të konfirmoni fitoren”, tha Mziu.

Më tej Bash ka theksuar se është në të mirë që rrugëve, shkollave tu vihen emra të cilat përfaqesojnë demokracinë sesa emra të xhelatëve e kriminelëve të komunizmit.

Kjo deklaratë e Bashës vjen në një kohë kur vetë Basha se bashku më të tjerë kanë lëshur një sërë akuzash ndaj ministrit të brendshëm të sapozgjedhur, Fatmir Xhafaj.

 Më mirë emrin e lirisë e demokracisë që përfaqëson Donald Trump sesa emrat e xhelatëve e kriminelëve të komunizmit që mbajnë rrugët e shkollat tona. Se Mziu është njeriu që e do lirinë, demokracinë ndaj e sulmojnë më shumë nga të gjithë. Para disa muajsh me guximin e të korruptuarit, të droguarit dhe të inkriminuarit, Edi Rama vendosi të sulmojë Presidentin amerikan. E bëri këtë i nxitur jo nga interesat kombëtare por ato personale. Dy ditë më parë kur mbarë Shqipëria e mori vesh gjestin tuaj për të emëruar këtë rrugë për presidentin amerikan u hodhën në sulm konet e tij. Harron se ai vetë dhe paraardhësit e tij kanë emëruar rrugët e sheshet e shqiptarëve me emra kriminelësh, me emra xhelatësh dhe emra kriminelësh të vrarë në pusitë e krimit të zi.
Ky njeri që tregohet me gisht nga shqiptarët si njeriu që ngriti karrierën e tij në aleancë më krimin e organizuar, ka guximin të sulmojë vendimin tuaj për t’i dhënë këtij bulevardi emrin e kampionit të lirisë. Kjo tregon se sa e thellë është kriza morale e Edi Ramës. E falënderojmë presidentin amerikan Donald Trump.”, 
tha Basha

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.