AKTUALITET

Kishte dalë të festonte ditëlindjen, humb jetën tragjikisht, 16-vjeçari shqiptar

07:51 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aksidentohet në komunën e Milazzos, në Messina, teksa udhëtonte me një skuter së bashku me një vajzë, një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Aurelio Hasaj, i cili sot festonte ditëlindjen,.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur motori me të cilin lëviznin dy bashkëmoshatarët u përplas me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes 16-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, pasi u rrëzua me forcë në asfalt, ndërsa vajza me inicialet P.G, ka pësuar lëndime të lehta dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari shqiptar u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por humbi jetën gjatë operacionit.

Sakaq, policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Akoma edhe më tragjike për familjarët, miqtë, edhe shokët, është humbja e njeriut të tyre të dashur në ditën e lindjes.

Aurelio ishte i njohur në qytet, edhe për shkak se ishte pjesë e “Shoqatës së të rinjve”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.