POLITIKË

Ministri i Ramës përkrah ambasadorit Donald Lu, bashkë në Shkodër

11:38 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në masa të rrepta sigurie dhe të qeshur ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka shoqëruar ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në Shkodër

Njohja e të rinjve me alternativat më të mira për shkollimin universitar, ka qenë ku aktiviteti i cili ka bërë bashkë ambasadorin e SHBA-ve me ministrin e Jashtëm.

Bushati nuk ka preferuar të jetë në publik pa kostumin e ministrit, ndërsa Lu është treguar më praktik, duke zëvëndësuar xhaketën e kollaren me një bluzë T-shirt, si shenjë e solidarizimit në aktivitetin ku merr pjesë.

“Teksa bashkëbisedoja me studentë dhe kolegë nga trupi diplomatik për mundësitë e shkollimit që ofrojnë shtete të ndryshme dhe impaktin e edukimit për transformimin e shoqërisë në mendje kisha fjalët e urta të Patër Anton Harapit i cili thoshte: “…po nuk patët mendje me u kujtue, Shqipërinë të keni së paku zemër për me ndie”, shkruan Bushati në facebook, ndërsa këtë status e shoqërone edhe me shumë foto nga aktiviteti dhe interesi i të rinjëve për studime jashtë Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.