AKTUALITET

Plumbat mbi 2 vëllezërit, njëri ndërron jetë. Si nisi sherri mes dy 16-vjeçarëve

19:14 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Plagosja e 2 vëllezërve me armë zjarri ndodhi dje në Tiranë, ku njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë në spital. Adoleshenti që kreu krimin u vu në pranga pas konfliktit në zonën e Bathores.

Policia sqaroi sot të gjitha rrethanat e ngjarjes: gjithçka nisi nga sherri mes dy 16-vjeçarëve.

“Më datë 18.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, kanë dokumentuar ngjarjen e ndodhur në datë 17.03.2017, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë.
  2. L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë.
  3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë.
  4. K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:

Shtetasit K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksander Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin. Konflikt i cili më pas është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë

– Nje armë gjahu e tipit çifte.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 76, 76-22-25, 89, 278-1 dhe 300  të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.