AKTUALITET

Policia zbulon mashtrimin: Kujdes kur blini makina të përdorura

16:06 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas përfundimit të operacionit “Vin: Number” ku u sekuestruan gjithsej gjashtë automjete dhe dy motorra të trafikuar. Policia e Tiranës zbulon mekanizmin si hynin këto automjete në Shqipëri. Sipas informacioneve të marra nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, mësohet se këto makina janë sekuestruar, pasi kanë rezultuar me numër shasise të ndërruar dhe dokumentet e automjeteve të falsifikuara, të cilat më pas u janë shitur shtetasve Shqiptarë.

Mekanizmi klasik i hyrjes së automjeteve në Shqipëri bëhej nga shtetas të huaj, të cilët merrnin automjetin e tyre dhe përshkruanin rrugën tokësore kryesisht nga Mali i Zi ose nga pikat e kalimit kufitar në vendin tonë. Qëllimi i shtetasve të huaj ishte trafikimi i këtyre mjeteve, duke bashkëpunuar me persona që merren ilegalisht me trafikimin dhe falsifikimin e dokumentave si dhe gjetjen e blerësve. Sapo makina hynte në Shqipëri këta shtetas të huaj në bashkëpunin më shtetas Shqiptarë, të specializuar për falsifikimin e vulave dhe stampave , vepronin edhe me persona të tjerë duke bërë të mundur ndryshimin e numrit të shasisë dhe numrin elektronik që ndodhet në paketën qëndrore të mjetit (çentralina).

Në momentin që bëhej e mundur ndërhyrja në numrin e shasisë së mjetit shtetasit e huaj ktheheshin në vendin e origjinës dhe denonconin mjetin e tyre si të humbur ose të vjedhur. Procedurat e tjera ndiqeshin nga bashkëpunëtorët Shqiptarë duke tjetërsuar të dhënat e automjetit. Pasi i ndryshonin numrin e shasisë dhe të dhënat e tjera, i regjistronin këto mjete me emra të ndryshëm sië ishte një blerës shqiptar duke vijuar më tej në bazë të procedurave standarde për marrjen e pronësisë së mjetit. Duke zhdoganuar makinën vijonte dhe kontrolli fizik i mjetit e më pas regjistrimi i automjetit në D.R.SH.T. RR ( Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.