BOTA

Rusia i vë drynin “Dëshmitarëve të Jehovait”: Janë ekstremistë

08:43 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Shqipëri i njohim shumë mirë dhe ndoshta nuk njëri që nuk është ndaluar së paku njëherë prej tyre.

Ndërkohë, Rusia është vënë alarmi nga “Dëshimtarët e Jehovait”, që sipas tyre shpërndajnë literaturë ekstremiste dhe në dëm të qytetarëve.

Ministria e Drejtësisë ka bërë thirrje publike për ndalimin e tyre, sepse “Dëshmitarët e Jehovait” kërkojnë përkushtimin dhe konvertimin në besimin e krishterë dhe e deligjitimojnë shërbimin ushtarak.

Ministria i ka kërkuar gjykatës supreme në Rusi për të mbyllur selinë e grupit dhe të ndaloj 175 mijë anëtarët e saj me argumentin e shpërndarjes së literaturës “ekstremiste”.

Në disa rajone të Rusisë, tashmë janë mbyllur selitë e grupit. Nga ana tjetër një zëdhënës i “Dëshmitarëve të Jehovait” në Moskë, e ka cilësuar kërkesën e ministrisë si diçka absurde dhe një përndjekje për shkak të besimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.