AKTUALITET

Sekuestrohen mbi 300 mijë euro të një firme në Fier, dyshohet pastrim parash

08:16 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Fierit ka sekuestron pasi dyshohet se janë vënë në sajë të veprimtarive kriminale, llogaritë bankare të një firme të depozituara në tre banka të nivelit të dytë .

Më datën 17.03.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka sekuestruar 245.253 USD, 280.000 lekë të reja dhe 110000 Euro, të shoqërisë “B****” të depozituar nga ortakët e kësaj shoqërie B.Ç. dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, njofton zyrtarisht Policia e Fierit pa dhënë më shumë detaje se për çfarë veprimtarie bëhet fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.