AKTUALITET

VIDEO/ I rritet kanabisi 4 cm në gotë plastike, policia arreston të riun në Kavajë

17:04 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një njoftim jo të zakontë ka shpërndarë sot në mëngjes policia e Shtetit. Ajo ka arrestuar në Kavajë një djalë 25-vjeçar, i cili po kultivonte në kanabis në gota plastike. Policia thotë shprehimisht se “fidanët e dyshuar varionin nga 2 deri në 4 centimetra” dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexoni më poshtë, njoftimin e plotë të policisë së Shtetit:

“Tenton të kultivojë bimë narkotike, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Më datë 17.03.2017, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

  • Daniel Çengeli, 25 vjeç, banues në Kavajë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,  për gjetjen e farërave narkotike, farishteve apo fidanëve në kubik,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur:

 

– 6 gota plastike ku kishte kultivuar bimë narkotike.

 

Fidanët e dyshuar me bimë narkotike Cannabis Sativa, varionin nga 2 deri ne 4 centimetra,  dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

GSH.al

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook. 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.