AKTUALITET

Aksident në aksin Burrel-Klos, makina bie në humnerë

12:42 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “Shkambi i kuq”, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip “Fiat Punto”, me targa TR 0207 U, ka humbur kontrollin duke rënë rreth 20 metra, poshtë rrugës.

Drejtuesi i automjetit E.K, 22 vjeç, ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit është transportuar për ndihmë më të specializuar me ambulancë drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet së automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit 22-vjeçar.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.