BOTA

Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë, rriten masat e sigurisë

10:25 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Washington është ndaluar një makinë që drejtohej nga një person, i cili deklaroi se kishte me vete një bombë.

CNN bën me dije se alarmi për bombë u lëshua pas ndalesës së shoferit në një pikë kontrolli, aty ku deklaroi se mbante një bombë me vete.

Personi në fjalë është kapur nga policia dhe po mbahet nën kontroll. Paraprakisht bëhet me dije se shumë rrugë përreth Shtëpisë së Bardhë janë mbyllur.

CNN raporton ndër të tjera se në momentin e incidentit presidenti amerikan, Donald Trump ndodhej në Florida. Shërbimet Sekrete rritën menjëherë sigurinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.