AKTUALITET

Arrestohen tre persona, fshehën drogë në autobusin e linjës Shkodër-Itali

12:17 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tre persona janë arrestuar nga Policia e kufitare e Shkodrës, pasi kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike në autobusin e linjës Shkodër-Itali. Pas një kontrolli të imtësishëm, shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan kanë sekuestruar 25 kilogram kanabis e fshehur në bagazhin autobusit, në krahun e shoferit. Kështu, policia ka arrestuar në flagrancë Aleksander Kronaj, 29 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër. Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” në Shkodër, si dhe Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja, Itali.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), autobusit të linjës Shkodër – Pistoja Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë shtetasi Zef Perndoj dhe në pronësi të shtetasit Agostin Arra, në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 kilogram lëndë e dyshuar kannabis Sativa.

“Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se të arrestuarit kishin si destinacion vendet e BE. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.