AKTUALITET

Rënia e parashutistes, flet Alket Islami: 32-vjeçarja ishte me një pilot nga Kosova

13:02 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një parashutiste ka rënë sot rreth orës 13:30 në afërsi të Plazhit të Ri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes me parashutë në Kaninë, një vajzë është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, ku raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Plazhit të Ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia me inicialet D.J. 32 vjeçe është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës.

Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, ka sqaruar incidentin e ndodhur në Vlorë sot në mesditë.

“Vajza u dëmtua në momentin e uljes. Është jashtë rrezikut për jetën. Nuk është parashutiste, por ka qenë me një pilot nga Kosova duke bërë fluturim. Ka qenë thjesht një çështje manovre kur ka rënë, por nuk ka asnjë rrezik për jetën. Vlora këto ditë mbushet dhe me pilotë të vendeve të tjera në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror që do të zhvillohet në Vlorë më 8 Maj. Këto janë ditë të lira ku pilotët mund të bëjnë stërvitje”,- deklaroi ai për Report TV.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.