AKTUALITET

Foto/Dështon plani i trafikantëve, policia sekuestrohen 1.3 ton drogë në Karaburun gati për t’u trafikuar

09:06 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




1 ton e 283 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar, si kanabis sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun është sekuestruar nga policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza. Kjo sasi droge është tentuar të trafikohet përmes Karaburunit, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që plani i trafikantëve të dështojë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, është zhvilluar operacioni “Mega” nga toka dhe deti, ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, plot 1 ton e 283 kg, në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit” në Karaburun, në tentativë për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.

Policia bën me dije se ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.

Gjithashtu, mësohet se policia po vazhdon ende kontrollin nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit, ku po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Njoftimi i policisë

Policia ka realizuar Operacionin antidrogë të koduar “MEGA” !

Sekuestrohen 1 Ton e 283 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun!

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit” Karaburun, në tentativë për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.

Në bazë të këtij operacioni të përbashkët, Policia ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.

Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.