AKTUALITET

U kapën me armë pa leje, ja makina e blinduar që lëviznin polici i burgut dhe miku i tij

13:23 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I dënuari për rrëmbim dhe polici i burgjeve që u arrestuan sot në flagrancë për armëmbajtje pa leje po lëviznin me një makinë të blinduar.

“Balkanweb” ka publikuar foton e makinës “Audi” me të cilën lëviznin dy personat. Sipas saj, bëhet fjalë për një makinë të shtrenjtë, një “Audi A8” të blinduar.

Polica nuk ka zbuluar ende pse lëviznin me dy pistoleta dy shokët, ndërsa po heton për aktivitetin e tyre.

Ngjarja

Një i dënuar më parë për rrëmbim personi dhe një punonjës policie burgjesh janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dje, për shkak se nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tyre janë gjetur dy armë zjarri, pistoletë pa leje. Kështu, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës, kanë arrestuar dje në flagrancë shtetasit, Gentian Muçaj, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim personi, si dhe Mirald Meça, 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion punonjës policie burgjesh. Policia nga bërë të ditur se në aksin rrugorë Vorë -Rinas, në automjetin tip “Audi”, nga kontrolli i ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë TT, me 7 fishekë, si dhe një armë zjarri pistoletë Grand Power, me 15 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 Njoftimi i policisë

Më datë 18.03.2017, Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: – Gentian Muçaj, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi. – Mirald Meça, 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë.

Shtetasit e sipër përmendur janë konstatuar në aksin rrugorë Vorë -Rinas, në automjetin tip “Audi”, ku nga kontrolli i ushtruar në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – Një armë zjarri pistolet TT, me 7 fishekë – Një armë zjarri pistolet Grand Poëer, me 15 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.