AKTUALITET

Vrasja në Devoll, rrëfehet dëshmitari: Më kërkuan ndihmë, ishte i gjakosur, copë-copë

12:05 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Janë zbardhur dëshmi nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Devoll, kur tre shtetas shqiptarë u sulmuan dhe grabitën teksa udhëtonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë. E pas masakrimit gjeti vdekjen 44-vjeçari, Zarif Alliu. Një nga dëshmitarët tregon për “Ora News” se atij i trokitën natën në derë dhe i kërkuan ndihmë, por nuk i futi brenda.

Dëshmitari:

“Mbrëmë rreth orës tetë e gjysmë dikush trokiti në derë: Duam ndihmë! Dolëm jashtë për ta ndihmuar e pashë që nuk ishte i rregullt, ishte i gjakosur i bërë copë copë. Nuk pranova si njeri ta fusja në oborr e kam lënë te porta jashtë. Aman ju lutem më ndihmoni, tha se kam njërin që po më vdes.

-Ku e ke, i thashë.

-E kam këtu te shtëpia jote.

Unë kam marrë një batanije dhe ia kam dhënë. Në shtëpi nuk e kam futur. Kërkova kryeplakun në telefon, ai e pa gjendjen, më pas lajmëroi policinë dhe policia bëri punën e saj. I plagosur nuk ishte në gjendje të komunikonte asgjë, kurse ai që ishte në gjendje më të mirë, njëherë thoshte diçka tjetër, një herë diçka tjetër. Nuk thoshte as nga po shkonte as nga po ktheheshe, ishin në këmbë. Unë nuk kam parë as makinë, as  njeri të lëvizë.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa dyshimet e efektivëve të policisë flasin se autorët fillimisht i kanë grabitur tre emigrantët dhe më pas sulmuar, ku njëri humbi jetën.

Ndërkohë, mësohet se veç grabitjes, policia po heton edhe pistën e prishjes se pazareve te drogës që ka sjellë edhe përleshjen fizike midis grupeve, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përdoret si vend shkëmbimi i ngarkesave të drogës midis trafikanteve. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja

Tre persona janë sulmuar me mjete të forta, teksa tentonin të kalonin në Greqi, e për pasojë njëri prej tyre humbi jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës në Devoll. Policia ka njoftuar se sulmi ndodhi në fshatin Braçanj të Devollit, ku tre shtetas të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, të cilët i kanë marrë edhe sendet personale.

Nga hetimet e para, policia ka konfirmuar se viktima është identifikuar si Zarif Allihu, 38 vjeç nga Starova. Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18.03.2017 jemi njoftuar se në fshatin Braçanj tre shtetas të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, ku iu janë marrë edhe sendet personale.

Konkretisht shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhavec dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë.

Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.