AKTUALITET

Sulmohet në Serbi një autobus i linjës Vjenë-Prishtinë, pronari i kompanisë: Nuk është hera e parë

14:43 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një autobus i linjës Vjenë-Prishtinë është sulmuar me gurë nga persona të panjohur në Krushevac të Serbisë. Raportohet se fatmirësisht nga sulmi ka pasur vetëm dëmeve materiale.

Pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ka thënë për KTV-në se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.

Bici ka thënë se ata e kanë njoftuar edhe policinë në Krushevac, por u kanë thënë se për shkak se sot është fundjavë nuk mund të bëjnë asgjë për rastin. Bici ka pohuar se janë të shqetësuar për këto sulme që po u ndodhin, ndërsa ka shtuar se kanë nisur një autobus nga Prishtina për t’i marrë udhëtarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.