BOTA

Pas akuzave të presidentit Trump, reagon ashpër Gjermania  

13:00 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Pas akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lëshuar vetëm një ditë pas takimit me kancelaren Merkel, ka ardhur i fortë reagimi i Gjermanisë.

Ka qenë ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e cila cituar nga Reuters i ka hedhur poshtë pohimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

“Nuk i kemi borxh NATO-s,” ka thënë Leyen, duke theksuar se është gabim që ta lidhësh vetëm me NATO-n cakun e aleancës për anëtarët që të shpenzojnë 2 përqindëshin e të hyrave të tyre ekonomike në mbrojtje deri në vitin 2024.

“Shpenzimet e mbrojtjes po ashtu shkojnë në misionet paqeruajtëse të OKB-së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë për ta luftuar ISIS-in”, – ka shtuar ajo.

Akuzat e Trump

Vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur në rrjetin social “Twitter”, se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri.

“Pavarësisht asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë me Merkelin”, – ka shtuar presidenti amerikan, transmeton Rel.

“Përkundër kësaj, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe një mbrojtje shumë e shtrenjtë i ofrohet Gjermanisë”, ka shkruar më tej ai.

Trump në takimin me Merkelin ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për NATO-n, por po ashtu ka thënë se shtetet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të obligimeve financiare.

“Shumë shtete, në vitet e fundit kanë borxhe të mëdha dhe kjo është e padrejtë për SHBA-në”, ka thënë Trump, i cili shton se shtetet duhet të paguajnë borxhet e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.