AKTUALITET

Balla: Ndjekje penale për Shkëlzen Berishen. Mbyllet komisioni hetimor pas 13 muajsh

13:19 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbyllet Komisioni për Hetimin e ngritur për privatizimin e  OSSH-së dhe marrëveshjen për shitjen e aksioneve, pas 13-muajsh.

Anëtarët përfaqësues të maxhornacës votuan raportin e propozuar një javë me parë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje. Në përfundim të hetimeve, Taulant Balla rekomandoi ndjekje penale për Shkëlzen Berishën, për akuzën e “mosdhënies së dëshmisë”. Sipas raportit të prezantuar nga kryetari Balla, përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit të 450 mln eurove bie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave Ruli e Bozdo.

Sipas Taulant Ballës, djali i ish-kryeministrit rrezikon deri në 3 vite burg. Kërkesë për kallëzim penal është bërë edhe ndaj Ndue Kalaj, i cili nuk është paraqitur në Komision.

Gjatë gjithë mbledhjeve të Komisionit Hetimor, Shkëlzen Berisha u paraqit tri herë para komisionit, por refuzoi të betohej se do të thoshte të vërtetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.