Kryesore

Dekretimi i Xhafajt/ Lulzim Basha: Nishani mori vendimin e duhur kushtetues

20:31 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një lidhje direkte nga “Çadra e Lirisë”, kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar për herë të parë vendimin e Presidentit Nishani për dekretimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Presidenti mori vendimin e duhur kushtetues”, ka deklaruar Lulzim Basha për dekretimin e Xhafajt. Presidenti Bujar Nishani nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme. Presidenti i qëndroi besnik Kushtetutës, edhe pse, vlerësimi tij për ministrin e propozuar ishte negativ. “Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit te brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtë Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Më tej përballë panelit të të ftuarve dhe gazetares Rudina Xhunga, Basha ka komentuar edhe turin e tij ndërkombëtar. “Nesër do nisem në një tur ndërkombëtar, ku do të shkoj edhe në SHBA”. Në fund lideri i opozitës ka thënë se “Çadra e Lirisë” nuk pengon qarkullimin rrugor, por atë të drogës. “Çadra nuk pengon qarkullimin rrugor, synon të pengojë qarkullimin e drogës dhe të krimit”, është shprehur Lulzim Basha në emisionin Dritare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.