Kryesore

U shit nga nëna për 6 mijë euro, gruaja: Historia me burrin 40 vjet më të madh

12:00 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jeta e saj është një skenar filmi. Një nënë që e shet për 6 mijë euro në Kosovë, për të rregulluar shtëpinë dhe martuar djalin, një burrë 40 vjet më i madh, ku kjo ishte gruaja e katërt dhe i duhej të përballej mes dhunës të vazhdueshme dhe faktit që nuk mund të kthehej në shtëpinë e saj. Kjo është historia e dhimbshme e një 40-vjeçare nga një fshat i thellë i Shkodrës, e cila gëzim në këtë jetë ka vetëm djalin e saj 8-vjeçar, Albin.

Në emisionin me “Zemër të hapur” në “News 24”, 40-vjeçarja Bashkime Sulejmani, ka treguar për jetën larg familjes prej 2005, peripecitë me burrin e moshuar 40 vjet më i madh, Ahmet Goxhaliun nga Kosova, si dhe ekzistencën e tre grave në “shtëpinë e re”, por që e ka mësuar vetëm kur ka shkuar për të lindur. Mes lotësh, ajo tregon se nëna, vëllai dhe motra e shitën tek i moshuari. “Familja ime e ka njohur burrin përmes mblesit. Ahmeti kërkonte grua në Shqipëri me gënjeshtra. Po ai jetonte me gruan e Mitrovicës kur më shiti mua familja për 6 mijë euro. Dy muaj fejuar me mua, e ndau atë. Nuk e i dija moshën, vetë isha 28 vjeçe. Kur shkova të lindja mësova se ai kishte 3 gra, 2 palë fëmijë”.

Ajo tregon se pas katër vitesh bashkëjetesë mëson se Ahmet Goxhaliu e kishte blerë te familja e saj. E gjendur në kushte të vështira ekonomike dhe në beteja gjyqësore për kujdestarinë e djalit, Bashkimja ka vendosur ta ndajë dhimbjen dhe poshtërimin që i është bërë nga familja në emisionin “Me Zemër të Hapur”. “Kur shkova në maternitet për të lindur djalin mora vesh që Ahmeti i kishte edhe tre gra të tjera dhe dy palë fëmijë. Nga ta dija, ai më kishte mbajtur vetëm brenda sapo shkova në Prishtinë. Ai donte të më merrte vetëm djalin dhe ta regjistronte në emër të gruas tjetër, pra të së pestës. Ky ishte skenari, por nuk pranova. Pas dy muajsh më kërkoi të dilja nga banesa dhe më rrahu se donte që të flinte me atë”, – rrëfen ajo ndër të tjera.

E në këto kushte, Bashkimja vendos të ikë nga bashkëshorti, por kur shkon pranë familjes merr vesh të vërtetën e dhimbshme, nëna i tregon se e kishte shitur dhe se nuk kishte para që t’ia kthente Ahmet Goxhaliut, pasi i kishte shpenzuar.

“Unë jam kthy, s’kam kenë lopë me më shit. Do të vrasin më thanë në shtëpi, se ne kemi marrë lekë”, – tregoi Bashkimja.

Sot ajo jeton vetëm me Albin, djalin 8-vjeçar, pasi i ka shpëtuar dhunës së vazhdueshme të Ahmetit dhe ndihmohet nga kisha protestante dhe Medresea. Ajo kërkon ndihmë, pasi personi me të cilin ka bashkëjetuar kërkon t’i marrë djalin, dritën e syve të saj, lumturinë e vetme që ka pasur në jetë.

Bashkimja tregon se ish-bashkëshorti nëpërmjet një avokati privat i ka ofruar 100 mijë euro për të marrë djalin.

“Unë e falënderoj gjykatën që e kanë akuzuar Ahmetin për djegien e banesës, për dhunë ndaj meje për moskujdes ndaj fëmijës. Deri në 6 vjeç, djali Albi e ka kërkuar. Dy vjet e ka kërkuar. Albi ka marrë 60 euro social në muaj. Asnjëherë 100 euro sa ka caktuar gjykata. Edhe pse e ka gjendjen e mirë, Ahmeti nuk e di pse nuk do t’ia dijë për djalin. I kam thënë ke çfarë ke me mua është tjetër gjë. Djali e ka parë babën shumë në ëndërr. I thosha çfarë ke, djali qeshte e thoshte e kam parë babin në ëndërr. Prej tij, shkova në qendrën sociale për të bërë kërkesë që të shihte djalin. Por një babë që nuk do të takojë djalin e tij dhe thotë ishalla të vdes djali që të shkosh në psikiatri nuk është babë”.

40-vjeçarja është në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin Ahmetin, për kujdestarinë e djalit. Bashkimja bëri thirrje se nuk kanë shans ta largojnë nga djali i saj, ndërsa apelon që ta ndihmojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.