BOTA

Investon 20 mijë paund për sigurinë. Nga kush ka frikë Rita Ora?

12:13 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mesa duket këngëtarja e famshme Rita Ora, e ka marrë mësimin nga ngjarja e ndodhur dy vite me parë, ku këngëtares i është grabitur shtëpia.

Këngëtarja e famshme Rita Ora ka investuar rreth 20 mijë paund për sistemin e sigurisë së saj në Londër, shkruan Daily Mail.

Siç edhe duket Këngëtarja Ora ka frikë nga hajdutët, pasi para dy vitesh shtëpia e saj me vlerë 1.3 milion euro u grabit nga disa hajdutë.  Madje njëri prej tyre  i identifikuar si Charaf Elmoudden u arrestua nga policia.

26-vjeçarja ka instaluar kamera të sigurisë CCTV, një alarm, një derë elektrike dhe sensorë të lëvizjes, si edhe një buton paniku në dhomën e gjumit.

“Rita Ora vazhdon të jetë e tmerruar nga ajo ngjarje dhe ka makthe gjatë natës. Edhe pse autori i krimit ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndihmuar që ajo të qetësohet”, ka thënë një burim për Daily Mail.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.