BOTA

Le Pen: Nëse bëhem presidente, nis anulimin e njohjes së Kosovës

08:56 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Kur të bëhem presidente e Francës, do të nis anulimin e njohjes së Kosovës”. Kështu ka bërë të ditur kandidatja presidenciale Marine Le Pen gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, ka pohuar: “Kosova është tokë e shenjtë serbe, prandaj shteti i saj do ta tërheq njohjen e Kosovës”. Gjithashtu, ajo theksoi: “Ndaj serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Europa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, derisa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.