AKTUALITET

Zbardhen motivet e vrasjes, flet i plagosuri: Unë dhe viktima do çonim drogë, por…  

13:20 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen motivet e vrasjes në Devoll dy ditë më parë. Dëshmia e 39-vjeçarit nga Maliqi, i cili mbeti i plagosur në konfrontimin fizik mes personave të mbrëmjes të së shtunës, i ka deklaruar policisë, jo vetëm emrin e agresorit që i sulmoi, por edhe motivet e përleshjes fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta.




Dëshmia

Gjatë dëshmisë 39-vjeçari me inicialet Daniel Tola së bashku me viktimën kishin rënë dakord për t’i dorëzuar autorit të krimit David Myrte një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, të cilën më pas ky i fundit do e transportonte ilegalisht drejt Greqisë, raportojnë mediat.

Si ndërmjetës në këtë pazar kishte shërbyer Mendar Burnazi, i cili i kishte shoqëruar viktimën dhe të plagosurin në vendin ku ishte lënë takimin. Prishja e pazareve të drogës ka shkaktuar konfliktin fizik midis tyre.

Nga rrethanat e ngjarjes provohet se autori i krimit, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të ketë përgatitur dhe realizuar gjithçka duke pasur si qëllim të fusë në kurth dy shokët dhe t’iu merrte ngarkesën e drogës.

Nga ana tjetër, 42-vjeçari Burnazi, i cili nuk u lëndua nga përplasja fizike i ka fshehur policisë të vërtetën, duke dhënë dëshmi të rremë duke pohuar se kishte rëne pre e grabitësve.

Pikërisht kanë qenë dëshmitë kontradiktore të personave të përfshirë në ngjarje ato që kanë orientuar policinë drejt zbardhjes dhe arrestimin e autorëve.

Masakrohet me dru 39-vjeçar, dëshmia: E nisëm të gjallë në spital

 

Lediona XHELADINAJ

 

Një 39-vjeçar nga Pogradeci është vrarë teksa po tentonte të ikte në Greqi së bashku me dy shokë të tij. Mësohet se viktima dhe dy personat që e shoqëronin janë sulmuar e dhunuar me mjete të forta nga disa persona. Si pasojë e dhunës ka humbur jetën Zarif Alliu nga fshati Vërdovë e rrethit të Pogradecit si dhe është plagosur 42-vjeçari Mendar Burnazi, banues në Nizhavec të Pogradecit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës dje bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Braçanj të Devollit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, blutë arritën të zbardhin dhe të dokumentojnë ngjarjen. Mësohet se është arrestuar autori i krimit David Myrte, 25 vjeç nga Braçanji i Devollit, i cili akuzohet për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, është prangosur dhe njëri nga të dëmtuarit. Bëhet fjalë për Burnazin, i cili akuzohet për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.


NGJARJA
Mbrëmjen e së shtunës, 42-vjeçari Mentor Vurnazi nga fshati Nizhdavec-Maliq, 39-vjeçari Zarif Alliu si dhe 39-vjeçari D.T., banues në Vreshtas, Maliq ishin duke udhëtuar drejt kufirit me Greqinë. Teksa ishin duke ecur, ata janë sulmuar nga një grup personash, të cilët pasi i kanë dhunuar, u kanë grabitur një shumë prej 10 mijë lekësh si dhe telefonat celularë. Nga ky sulm janë plagosur Alliu dhe Burnazi, të cilët janë dërguar në spitalin e Korçës, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, 39-vjeçari nga Pogradeci nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Burime pranë grupit hetimor deklaruan se po hetohet në dy pista: atë të grabitjes dhe trafikut të lëndëve narkotike. Burime të rezervuara të policisë pohuan dje për “GSH” se ka dyshime të forta se përleshja mes dy grupeve ka të bëjë me trafikun e drogës. Sipas këtyre burimeve, ka disa të dhëna ende të pakonfirmuara plotësisht se dy grupet kishin lënë vendtakimin pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq, një banor i fshatit Braçanj, Ferhat Braho, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregoi se si të plagosurit kanë trokitur në derën e shtëpisë së tij dhe i kanë kërkuar ndihmë.
Zoti Ferhat, mund të na thoni se çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës?
Rreth orës 20:15, po rrija me bashkëshorten time në kuzhinë kur dikush trokiti në derë dhe tha: “Duam ndihmë”. Dola në oborr me idenë mos ishte ndonjë nga komshinjtë, por gjithsesi pyeta se kush ishte. Ishte një burrë që më kërkoi ta ndihmoja. Ai tha: “Hape derën”. E pashë se nuk ishte i rregullt, pasi ishte i gjakosur dhe copë-copë, ndaj nuk pranova ta fusja në oborr. E lashë jashtë portës.
Nuk e ndihmuat personin që ju kërkoi ndihmë?
Jo, ju thashë që nuk e futa as në oborrin e banesës. Ndërsa, ai mu lut sërish që ta ndihmoja.
Çfarë ju tha?
“Aman më ndihmo, pasi kam një njeri që po më vdes, më tha peroni që më trokiti tek dera e shtëpisë. Ndërsa, unë e pyeta se ku e ke të plagosurin. Ai më tha që e kam këtu afër banesës tënde. Menjëherë hyra brenda dhe mora një kuvertë dhe ia dhashë, por nuk i futa në shtëpi. Ndërkohë, njoftova kryeplakun e fshatit për ngjarjen.
Po pastaj çfarë ndodhi?
Erdhi kryeplaku dhe disa banorë të tjerë. Të gjithë dolëm jashtë. Ndërsa kryeplaku, pasi pa gjendjen njoftoi policinë, e cila bëri punën e vet.
Erdhi policia?
Forcat e policisë erdhën brenda pak minutave, pasi nuk është larg komisariati që këtu. Bashkë me ata i hipëm në makinë që t’i çonim në spital. Më tej nuk e di se çfarë ndodhi.
Pra, i plagosuri nuk vdiq kur ishte aty?
Jo, jo. Ai ishte gjallë kur e nisëm për në spital.
Çfarë bëtë gjatë kohës që prisnit policinë?
U përpoqëm të bisedonim me personin që më kërkoi ndihmë dhe që ishte i gjakosur, pasi tjetri nuk ishte në gjendje të fliste. E pyeta se çfarë i kishte ndodhur, por çfarë thoshte njëherë, nuk thoshte herën tjetër. Në fillim më tha të kërkoja ndihmë se u kishin vjedhur telefonat. Më nxori kartën e celularit dhe më tha: “Lajmëro nga ky numër. Më pas më tha që do të iknin në Greqi po i kishin grabitur, pastaj më tha që kishte qenë një makinë luksoze dhe i kishin futur atje dhe i kishin rrahur. Ata ishin në këmbë, nuk pashë as makinë, as njeri të lëvizë.  Nuk di çfarë t’ju them, pasi ajo që ndodhi ishte e rrallë. Shtëpia ime ka pritur dhe përcjellë me qindra refugjatë, por mbrëmjen e së shtunës u zura shumë ngushtë.
A përdoret ky shteg për kalim klandestinësh?
Tani jo më, kufiri kontrollohet dhe asnjë banor këtu nuk rrezikon. Dikur përdorej, por tani jo më, u bë kohë.

Skena e krimit, hetuesit: Ja si u masakrua

Zarif Alliu nga fshati Vërdovë e Pogradecit
Në vendin e ngjarjes ku është goditur viktima dhe dy shoqëruesit e tij janë gjetur copa druri, çka dyshohet se ky ka qenë edhe mjeti i përdorur në sherrin mes tyre, ndërsa si prova materiale janë marrë edhe sende personale dhe veshje të personave. Policia ka ndërtuar edhe skenën e krimit, sipas së cilës në dalje të fshatit, në afërsi të një shtegu që dikur është përdorur për të hyrë ilegalisht në shtetin grek ka nisur sulmi mes palëve, por vetëm dy prej peronave janë plagosur (viktima Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi), ndërsa D.T. ka mundur të shkëputet dhe është fshehur. Pasi ka pritur që agresorët të largohen, D.T. ka dalë nga vendi ku ishte fshehur dhe bashkë me Vurnazin kanë transportuar Zarif Alliun, i cili ishte ende gjallë deri në hyrje të fshatit ku kanë kërkuar ndihmë nga banorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.