AKTUALITET

Prezantohej si zëvendësi i Artan Lames, pranga mashtruesit

19:30 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia pasi prezantohej si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZN-it në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Artan Laçi akuzohet se u ka vjedhur përmes mashtrimit shumë të konsiderueshme lekësh disa personave.

Të njëjtat burime pohojnë se Laçi u premtonte qytetarëve se kundrejt lekëve do t’i pajiste ata leje legalizimi. Ndalimi i tij 23-vjeçarit u bë sot pas kallëzimit të bërë nga shtetasja Sh,M. Laci me anë të mashtrimit i ka vjedhur një shume prej 58 milion lekësh. Arrestimi u bë nga Seksioni i Hetimit te Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore te Policisë Tiranë. Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane, për  veprën penale te  “Mashtrim”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.