SPORT

Publikohet lista ndaj Italisë dhe Bosnjës, De Biazi “shkurton” sulmuesit

10:01 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës, atë kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Italisë dhe atë miqësore ndaj Bosnjës.

 Trajneri italian ka zgjedhur të ketë të gatshëm 23 futbollistë, 4 prej të cilëve janë nga Kategoria Superiore. Albi Alla është futbollisti që grumbullohet për herë të parë me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që janë thirrur për herë të dytë Liridon Latifi i Skënderbeut dhe Eros Grezda i Lokomotivës së Zagrebit.

 Mungojnë në listë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar.

Ndërkohë janë lënë jashtë listës sulmuesit e Pizës, Edgar Çani dhe Rei Manaj, si dhe kanë mbetur sërish larg kombëtares Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi.

 

LISTA E PLOTË

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Orges Shehi (Skënderbeu)

Thomas Strakosha (Lacio)

Mbrojtës

Ansi Agolli (Karabak)

Elseid Hysaj (Napoli)

Naser Aliji (Kaizerslautern)

Frederik Veseli (Empoli)

Arlind Ajeti (Torino)

Albi Alla (Kukësi)

Mesfushorë

Burim Kukeli (Zyrih)

Migjen Basha (Bari)

Taulant Xhaka (Bazel)

Amir Abrashi (Frajburg)

Odise Roshi (Terek Grozni)

Ledian Memushaj (Peskara)

Andi Lila (PAS Janina)

Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks)

Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb)

Liridon Latifi (Skënderbeu)

Sulmues

Bekim Balaj (Terek Grozni)

Armando Sadiku (Lugano)

Azdren Llullaku (Astana)

Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.