AKTUALITET

Urdhri i Çakos: Hiqni numrin e ish-ministrit Tahiri nga institucionet e policisë

08:23 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të heqin numrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka qenë i afishuar në vende publike dhe institucione të policisë, ka qenë ky urdhri i Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako shpërndarë dje në të gjithë komisariateve e drejtorive të policisë në vend , raporton “BalkanWeb”.

Në çdo komisariat ka qenë një letër ku ishte shkruar numri i ish-ministrit Tahiri, ku iu rekomandohej qytetarëve ta telefonin në rast se nuk shërbeheshin apo policia vepronte në mënyrë të parregullt ndaj tyre.

Numri i ish-ministrit ka qenë i afishuar edhe në aeroport dhe vende të tjera publike por tashmë me zëvendësimin e tij nga ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sjellë edhe këtë urdhër të kryepolicit Çako. Nuk dihet nëse pas largimit nga Ministria, Tahiri mund të ketë marrë denoncime dhe ankesa nga qytetarët çka mund të ketë çuar edhe në këtë ‘ultimatum’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.