BOTA

Zbulohen kapot e trafikut të drogës në burgun e Patrës, 7 prej tyre shqiptarë

12:53 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohet  fillimisht gardiani i burgut Agios Stefanos të Patras, pas tij policia greke ka asgjësuar një rrjet i cili trafikonte drogë dhe telefona celularë në burgjet e vendit ku shtatë prej tyre janë shqiptarë . Në makinën e 48 vjeçarit, u gjetën 1,131 gr kanabis, 41,5 gr kokainë dhe tre telefona celularë.

Operacioni vazhdoi me arrestimin e 11 personave të tjerë, 9 prej të cilëve ndodhen prej kohësh në burg, duke vuajtur dënime të ndryshme. 7 prej tyre janë shqiptarë, të moshës nga 29 deri 42 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë shtetas grekë.

Grekë janë gjithashtu dhe dy të arrestuarit e tjerë, një 21 vjeçar dhe një grua 50 vjeçe, që kanë lidhje farefisnore me të burgosurit.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake, rrjeti e kishte nisur aktivitetin të paktën që prej shtatorit 2016.

Të burgosurit e arrestuar merrnin nga bashkëvuajtësit e tyre porosi për kanabis, heroinë dhe kokainë, si dhe celularë, që ua shisnin kundrejt shumave të mëdha. Porosia pastaj kalonte tek gardiani që ua përcillte 21 vjeçarit dhe 50 vjeçares.

Pasi këta siguronin sasitë e nevojshme, ia jepnin gardianit, i cili, duke shfrytëzuar detyrën e vet i kalonte pa problem nga postblloqet e burgjeve të zonës.

Vetëm 48 vjeçari vlerësohet se ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm më shumë se 26.000 euro, shkruan OraNews.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.