Show-Bizz

“Big Brother 9”/ Mesazhi: Vivi nuk është lesbike

19:35 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sytë dhe kureshtja e të gjithë publikut këtë vit është për çiftin e lesbikeve që janë bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother. Kei dhe Vivi janë dy vajzat që kanë sfiduar mentalitetin dhe po shijojnë historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme nga shqiptarët. Kur ende nuk ka kaluar një javë nga nisja e këtij formati kanë nisur të dalin në pah edhe dyshimet e para rreth seksualitetit të njërës prej vajzave, Vivit. “Jeta osh Qef” ka publikuar një mesazh, ku një person i afërt i Vivit është shprehur se rrethi saj miqësor nuk ka dyshuar kurrë që ajo ishte lesbike.

“Me Vivin e Big Brother njihem prej 3 vitesh, madje kemi qëndruar bashkë shumë herë dhe jam shokuar të shtunën kur doli në Big Brother e tha që është lesbike. Ajo që më bën përshtypje është fakti se si edhe rrethi ynë shoqëror asnjëherë s’e ka ditur që ajo është lesbike, madje nuk ka dyshuar kurrë dhe është shumë e çuditshme se si ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë këtë gjë. Përveç kësaj Vivi, quhet Vilma Hasula nëse nuk e dini. Përtej problemeve që ajo ka pasur me policinë për shkak të konsumimit të barit, unë e them me bindje që është vajzë shumë e mirë në shpirt, madje shumë e talentuar, prandaj u habita kur doli e tha që jam lesbike.”, thuhet në mesazhin e publikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.