AKTUALITET

I ofron rryshfet punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari

08:14 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohet në flagrancë një 46-vjeçar nga Vlora pasi ka tentuar t`i ofroi rryfshet punonjësit të policisë.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Petraq Bregaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin  e dokumentacionit të mjetit. Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka  ofruar një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.