![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka qenë në Roskovec, ku ka shpërndarë leje legalizimesh. Duke folur për reformën zgjedhore, ai u shpreh se mazhoranca është e gatshme të diskutojë për çdo interes për kodin zgjedhor dhe se zgjedhjet mbahen 1 herë në 4 vite sipas Kushtetutës.
Gramoz Ruçi tha se zgjedhja e presidentit është në rrezik nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit.
“Qeverinë e zgjedh populli dhe nuk mund ta kërkosh kur do. Ne pranojmë çdo propozim të certifikuar nga OSBE. Kushtetuta përcakton qartë nëse do ketë apo jo zgjedhje të cilat mbahen 1 herë në 4 vjet. Diskutimi i datës 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar. Në se nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit zgjedhja e presidentit të Republikës është në rrezik”, – tha Ruçi.