AKTUALITET

Skandali në Fier, i dënuari ngre biznes brenda në ambientet e burgut

13:52 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Historitë tragjikomike të administratës nuk kanë të sosur. Shtetasi Ladimir Bakiasi, një person i shpallur disa herë në kërkim, por edhe i dënuar, ka krijuar një njësi tregtare për shitje e blerje mallrash brenda burgut të Fierit”, sipas dokumenteve që ka publikuar sot Newsbomb.al.

Jo vetëm kaq, por pavarësisht shkresave të herëpashershme të policisë së Shtetit që shtetasi i lartpërmendur nuk ka asnjë element sigurie e besueshmërie jo për të bërë tregti brenda burgut, por edhe për të hyrë në të, duket se urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve shkon edhe më tej: Kamionet e furnizimit të subjektit që ai drejton, mund të hyjnë deri brenda burgut, edhe aty ku nuk kalon askush për hir të sigurisë së një institucioni kaq të rëndësishëm si burgu.

Situata bëhet dramatike pas dy shkresave të policisë ku thuhet se shtetasi Ladimir Bakiasi është shpallur dy herë në kërkim për vepra të ndryshme penale. Dokumenti i policisë me nr prot 7767/1 i datës 12/10/2015 e thotë qartë se ky person nuk mund të punojë me dhe për burgjet për shkak të precedentëve.  Policia në shkurt 2016 me një shkresë të dytë u tregon autoriteteteve të burgjeve se shtetasi Bakiasi, “nuk i plotëson kriteret për tu pajisur me dokument besueshmërie e përshtatshmërie”. Sipas dokumenteve të policisë, është shpallur në kërkim me kartelë jeshile në 27/12/2008 dhe në datën 16/06/2013 është shpallur në kërkim me kartelë rozë.

Sipas dokumenteve të burgjeve, ky shtetas me subjektin e vet tregtar është i autorizuar nga drejtuesit e burgjeve për të furnizuar me ujë dhe ushqime të tjera në IEVP Fier. Transporti i mallrave me kamion brenda burgut të Fierit vazhdon edhe gjatë muajit mars, kur është vetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nëpërmjet një udhëri me fonogramë ka lejuar futjen e kamionave deri në pjesët e brendshme të burgut në ato që konsiderohen regjim i brendshëm i burgut.

“Jo vetëm kaq, por për këtë skandal ka dijeni edhe Drejtori i SHKB së Burgjeve Ramazan Topuzi, i përjashtar në 2004 nga policia e Shtetit. Megjithatë, dhe vetë drejtori i SHKB së burgjeve nuk ka arritur të marrë certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar”, shkruan Newsbomb.

Në këto kushte, kur zgjedhjet janë në prag, dhe kur lejohen të tilla veprime të gjithë pyesin: Çfarë po ndodh në burgjet në Shqipëri?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.