AKTUALITET

Atentati në Kinostudio, i plagosuri: Gjithçka nisi kur më shau nga gruaja

09:30 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 34-vjeçarin Eduart Duka, i cili i shpëtoi atentatit. Ata janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë L.D. 30 vjeç dhe  E.D. 26 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dosja e tyre iu dërgua prokurorisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 gëzhoja, me kalibër 7.65 mm.

Uniformat blu kanë sqaruar se shtetasit e shpallur në kërkim, me të plagosurin, kanë pasur më parë një konflikt midis njëri tjetrit dhe konkretisht më datë 08.02.2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisariati Nr 4.

I plagosuri Duka ka deklaruar në polici se gjithçka nisi kur agresori e shau nga gruaja.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 20.03.2017, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Kinostudio”, pranë një Bar Kafe, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë shtetasit: – L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë – E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë Shtetasi E. D. është qëlluar me një armë zjarri të kalibrit 7.65 mm, i cili është plagosur në krahë dhe ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë pasur një konflikt midis njëri tjetrit dhe konkretisht më datë 08.02.2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisariati Nr 4. Po punohet për kapje e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Atentati

Një 34-vjeçar i shpëtoi atentatit mbrëmjen e djeshme, duke u plagosur lehtë në krah, teksa po pinte kafe në zonën e Kinostudios, në Tiranë. I plagosuri Eduart Duka, menjëherë është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton “Panorama”. Në momentin që ndodhi ngjarja, Duka ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë, në një lokal shumë pranë Komisariatit të Policisë Rrugore. Ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina në drejtim të tij, më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë qenë të parët që mbërritën aty dhe menjëherë pas tyre, edhe oficerët e Komisariatit nr.4.

Burimet thanë se hetimet janë përqendruar në një konflikt të ashpër që i plagosuri ka pasur një muaj më parë në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja mbrëmë.

Ai është përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte me disa persona dhe ngjarja është ndjekur nga Komisariati nr.4, që ka proceduar të personat për dëmtime të tjera me dashje.

Të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk ka rezultuar që i plagosuri të ketë pasur precedentë të mëparshëm, apo ndonjë konflikt tjetër, për të cilin policia edhe mund të mos ketë qenë në dijeni.

Nga ana tjetër, vetë i plagosuri dhe dëshmitarët kanë pohuar se nuk kanë arritur t’i fiksojnë autorët që kanë qëlluar me armë.

Ngjarja

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio.  Dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin E. D., i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.  Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.