AKTUALITET

Video/ Trafik droge Shqipëri-Gjermani-Itali, ja 6 shqiptarët e arrestuar

13:30 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Është shkatërruar një organizatë kriminale e trafikut të kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Italisë. Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth operacionit dhe personave të arrestuar.

Policia ka njoftuar se operacion ndërkombëtar antidrogë ishte koduar “Il Moro 2015”, mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe asaj Gjermane shtrire në të tria shtetet.

Nga operacioni janë arrestuar 8 persona, nga këta 3 në Vlorë dhe 5 në Itali. Nga të arrestuarit, 6 janë shtetas shqiptar, 1 maroken dhe 1 italian.

Njoftimi i plotë

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Italisë dhe Gjermanisë, ka zhvilluar operacionin e koduar “Il Moro” në fushën e narkotrafikut.

Operacioni është pjesë e veprimtarisë policore të përbashkët mes Policisë së Shtetit, Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, strukturat policore italiane të Firences të koordinuar nga zyrat ndërlidhëse të Policisë Italiane Interforcë në Tiranë dhe asaj të Policisë Shqiptare në Bari e Romë.

Hetimi ka nisur më parë nga autoritetet italiane (2015) dhe bënte fjalë për një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente trafikun e kokainës dhe marijuanës nga vendet e ulëta të Europës në drejtim të Italisë së Veriut.

Në përbërje të grupit ishin 9 shtetas shqiptarë, 1 shtetas italian dhe 1 shtetas maroken.

Kreu i këtij grupi konsiderohej shtetasi shqiptar B.SH. Nga hetimet e deritanishme rezulton se aktiviteti kriminal i kryer nga ky grup nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Qendra e veprimtarisë së grupit ishte Firence.

Janë përdorur teknika speciale të hetimit, falë bashkëpunimit midis dy vendeve janë identifikuar të gjithë anëtarët e grupit kriminal, është dokumentuar veprimtaria kriminale e këtij grupi dhe për këtë Gjykata italiane ka vendosur masat e arrestit për të gjithë pjestarët e grupit.

Si rezultat i operacionit të sotëm të zhvilluar njëkohësisht në të tre vendet, janë arrestuar 3 shtetas në Shqipëri, 5 shtetas në Itali si dhe pritet arrestimi i personave të tjerë në Gjermani.

Arrestimet në Vlorë 

B.Sh. 31 vjeç

B.H. 41 vjeç

V.S. 56 vjeç

Arrestimet në Itali 

A.Ç., 31 vjeç; shqiptar

A.Ç. 33 vjeç shqiptar

E.F.35 vjeç shqiptar

M.S. 30 vjecc maroken

R.A. 37 vjeç italian

Policia e Shtetit vijon punën në bashkëpunim të ngushtë dhe pa kompromis me partnerët e saj duke intensifikuar më tej goditjet ndaj grupeve kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë apo në territoret e vendeve partnere.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë partnerët dhe në veçanti Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane.

Ne mengjes mediat italiane raportuan se operacioni u finalizua në Firenze dhe në pranga kanë përfunduar 11 persona me role të ndryshme në organizatë, si transportues, tregtues, importues, posedim me qëllim shitjen e drogës, etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.