20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 22 mars 1997

06:10 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.




Si sot në 22 Mars 1997

Ndërkohë që Presidenti Berisha, si Shef i Shtabit të Përgjithshëm i forcave të armatosura kishte lënë në mëshirën e fatit sovranitetin e vendit, vendet fqinje po shfaqnin dukshëm interesa për ta copëtuar. Këto përpjekje u vunë re edhe nga qeveria turke. Kështu ish Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë del me një deklaratë zyrtare duke shprehur shqetësimin për situatën e Shqipërisë. Duke u shprehur qartë që Turqia nuk do lejojë coptimin e Shqipërisë siç ndodhi me Bosnjën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.