AKTUALITET

Ajsi e akuzoi për përdhunim, Bombaj: Kam prova shumë tronditëse!

14:29 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas intervistës së dhënë dje nga Ajsi Xhaxhaj lidhur me akuzat e 7 viteve më parë, ku akuzon Leonard Bombajn se ka abuzuar me të për 5 vite, ka reaguar ky i fundit.

I kontaktuar nga “Panorama”, Leonard Bombaj është shprehur se në këtë rrëfim të saj nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë është sqaruar nga Prokuroria kohë më parë, ku ai u shpall i pafajshëm. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se, ka prova të forta dhe tronditëse, që shumë shpejt do t’i bëjë publike.

“Nuk kam folur deri më tani, sepse kam pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike. Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, ka thënë Bombaj.

Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.

Ndërkohë Bombaj është duke u përgatitur për një event ndërkombëtar “Cup Song Albania”, me synim për t’u futur në Librin Gines me një rekord të ri, event ky që do të zhvillohet më 25 mars.

“Po pres të mbaroj këtë gjë dhe më pas do të flas me prova për këto akuza të rreme dhe provat janë shumë shumë tronditëse”, ka përfunduar Bombaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.