AKTUALITET

Arrestohet 22-vjeçari, 1.6 ton drogë nga Shqipëria në Itali

09:00 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohet 22-vjeçari  Abaz Mamo,  gjatë një aksioni të karabinierëve në Brindisi në Itali, duke sekuestruar gjithashtu dhe një sasi të konsiderueshme droge.

Siç raportojnë sot mediat lokale, karabinierët e Brindisi-t që mësynë mëngjesin e sotëm në një shtëpi fshati në Montenegro, pak kilometra nga qendra e banuar.

Ata që ruanin drogën ishin dy shqiptarë, Abaz Mamo i arrestuar, ndërsa tjetri i ka shpëtuar prangave dhe ka humbur gjurmët. Në shtëpi, u gjetën 1 ton e 610 kg marijuanë, e ndarë në paketime nga 5 në 25 kilogram. Droga, raporton “Brindisi report” kishte ardhur nga Shqipëri.

Dy shqiptarët kishin me vete dy pistoleta, një “Dan Wesson” të kalibrit 357 dhe një “Beretta” të kalibrit 7,65.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.