AKTUALITET

Çau dyert e makinës, shihni ku e fshehu kanabisin 27-vjeçari

16:57 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 27 vjeçar nga Paskuqani i Tiranës është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit. Arel Bitri tentoi të kalonte 10 kg kanabis sativa nga kjo pikë kufitare. Droga në 12 pako ishte fshehur në dy anësoret e poshtme të dyerve të automjetit dhe është zbuluar nga policia më 21 mars 2017 pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

“Arrestimi i tij  u bë pasi nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të detajuar, në mjetin tip “Volkswagen” me targë AA108PF, në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit,  ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale: 12 pako me peshë 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE” informon policia e Shkodrës. Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i  parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.