AKTUALITET

Detajet/ Po luante me Ski Board në Dibër, fëmija humb jetën nga përplasja

14:11 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




U raportua fillimisht se fëmija 10–vjeçar me inicialet E.Xh gjeti vdekjen si pasojë e përplasjes nga një i afërm me makinë në oborrin e shtëpisë, por policia ka sqaruar dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Maqellarë, duke e mohuar një gjë të tillë. Policia ka sqaruar se 10-vjeçari, E.Xh, rreth orës 18:30, në oborrin e shtëpisë së tij, ka qenë duke luajtur dhe ecur me shpejtësi me një mjet Ski-Board. Gjatë lëvizjes, ai ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në fillim me murin rrethues, ku është dëmtuar në fytyrë e në kokë, e më pas si pasojë e humbjes së ekuilibrit nga përplasja me murin, dyshohet se është përplasur me gomën e pasme të automjetit në pronësi të të atit, mjet i cili sipas deklarimeve të familjarëve ka qenë i parkuar në oborr, çka mendohet se mund t’i ketë sjellë edhe vdekjen 10-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.
Nga veprimet e para hetimore, si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët, dyshohet se fëmija 10 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi:
Më datë 21.03.2017, rreth orës 18.30, në oborrin e shtëpisë së tij, shtetasi E.Xh, ka qenë duke luajtur dhe ecur me shpejtësi me një mjet Ski-Board, (motorr me dy rrota me bateri qe luajnë fëmijët).

Gjatë lëvizjes fëmija E. Xh. ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur në fillim me murin rrethues, ku është dëmtuar në fytyrë e në kokë dhe më pas si pasojë e humbjes së ekuilibrit nga përplasja me murin dyshohet se është përplasur me gomën e pasme të automjetit në pronësi të të atit, mjet i cili sipas deklarimeve të familjarëve ka qenë i parkuar në oborr.

Në  lidhje me këtë ngjarje është sekuestruar mjeti i Ski-Bord, janë kryer veprime të tjera hetimore dhe proceduriale në lidhje me dyshimet nese ishte përplasur ose jo me gomën e pasme të automjetit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se automjeti ka qenë i parkuar në oborr dhe jo në lëvizje, siç u deklarua në informacionin paraprak, pasi nga deklarimet e marra  nga familjarët dyshohet se mjeti ka lëvizur pasi ka ndodhur ngjarja për të çuar në spital fëmijën e dëmtuar.

Mbeten për t’u ekzaminuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së banesës për një hetim më objektiv.

Për të gjitha veprimet e para hetimore të  kryera nga grupi hetimor është komunikuar në mënyrë të pandërprerë me Prokurorin e gatshëm.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë  veprimet hetimore dhe proceduriale për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes në lidhje me vdekjen aksidentale të shtetasit E.XH, 10 vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.