AKTUALITET

Falsifikonin dokumente italiane, policia i kap mat duke bërë shkëmbimin

09:44 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy persona janë arrestuar dje nga specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik, pasi akuzohen se falsifikonin dokumente dhe letërnjoftime me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve. Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa hetimi nga Policia e Durrësit.

Kështu, në prangat e policisë kanë rënë Hasan Milushi 50 vjeç, si dhe Fatmir Stankova 49 vjeç, që të dy banues në Tiranë.  Ata u kapën në flagrancë tek rruga e “Kavajës”, duke shkëmbyer disa dokumente italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale është finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sogiorno”.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi i dokumenteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.