Show-Bizz

Fotot/ Njihuni me vajzën sharmante të deputetes së PD

11:53 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

  




Është 18 vjeçe dhe spikat për bukurinë e saj. Bëhet fjalë për Ada Dedën, vajzën e deputetes së Lezhës, Albina Deda. Duket se Ada do të vazhdojë karrierën e saj në modeling, krejt ndryshe nga karriera e mamasë së saj. Ada, ka tërhequr jo pak vëmendjen e medias dhe kjo falë bukurisë së saj unike. Shpesh herë, deputetja e PD-së, pra mamaja e saj, Albina, ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale foto të së bijës, e cila prej pak kohësh është angazhuar si fotomodele.

Po t’i hedhësh një sy faqes së saj në Instagram, mund të shohësh foto të kuruara, e së fundmi edhe ato me fustane nusërie, ku Ada duket se është imazhi i koleksionit të veshjeve nusërore. Ajo duket mahnitëse dhe plot sharm…

Ada, vajza e madhe e deputetes Albina Deda, më 19 shkurt mbushi 18 vjeç, pikërisht një ditë pas ngritjes së “Çadrës së Lirisë” përballë godinës së Kryeministrisë.

E për mamanë e saj, kjo ishte një fat dhe bekim i madh që ditëlindja e vajzës përkoi me protestën e opozitës. Ja si e uronte ajo:

“Ada, princesha ime sapo mbushi 18-vjet. Është veçanti në një farë mënyre që ditëlindja e saj përkon me protestën këtë vit, e ne së bashku jemi familjarisht këtu. Është lufta jonë, beteja me të ligën, me dhunën, krimin e varfërinë që jeta dhe ëndrra e Adës, e bashkëmoshatarëve të saj të mos pritet, të mos vritet por të lulëzojë e rritet. Jetë të gjatë Ada ime, gëzimi im dhe mos e harro kurrë këtë përvjetor të veçantë në sheshin e lirisë! Edhe 100 zemra ime! Urimet më të mira nga mami! Paç bekimin e zotit në çdo ditë të jetës!”, – shkruante deputetja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.