AKTUALITET

Video/ Zbret nga oxhaku pas një ore, 41-vjeçari që kërcënoi se do të vetëvritej

12:14 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




(e përditësuar)

Personi i identifikuar si Qazim Bruka 41- vjeç i cili ka kërcënuar se do të hidhej nga oxhaku ,pas më shumë se një ore, ku ka qëndruar në mbi 50 metra lartësi, Bruka ka zbritur nga oxhaku. Bëhet me dije, se me të kanë negociuar një grup efektivësh i RENEA-s, zjarrfikësit si dhe bashkëshortja e tij . Mendohet se arsyeja e këtij akti ka qenë një problem familjar i 41-vjeçarit, i cili nuk mund të takojë fëmijët e tij, pasi ish-gruaja ka marrë urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Bruka ka qenë protagonist i emisionit social në News24 ‘Me zemër të hapur”, pasi 5 vjet më parë ka plagosur rëndë në sy gruan e cila e qëlloi me sëpatë gjatë një konflikti familjar. Bruka ka rrëfyer historinë e tij tragjike dhe ka bërë apel që të shohë fëmijët, të cilët qëndrojnë me ish-bashkëshorten. Për plagosjen e ish-gruas ai bëri dhe disa vite burg.

Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan. Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët. Ai deklaroi se nuk i kishte takuar për gati një vit dhe kërcënoi se nëse nuk e linin të takonte fëmijët do vriste.

Ora 10:00 – Një burrë po tenton të hidhet nga një ndërtesë në zonën e Laprakës ngjitur me Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Qazim Bruka, 43 vjeç nga Kukësi që prej vitesh jeton në Tiranë. Ai është i divorcuar, ndërsa kërcënon të hidhet, pasi sipas tij, shteti nuk e lejon që të takojë fëmijët.

Bruka pretendon se është dhunuar kur ka tentuar të takojë fëmijët, aq sa ka përfunduar edhe në Spitalin Ushtarak.  Ai thotë se është i rregullt me pagesat, por sërish nuk e lejon të takojë fëmijët.

Bruka është divorcuar me bashkëshorten pas ngjarjes së dhjetorit të 2012-ës ku ai dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të vrasin njëri-tjetrin dhe më pas janë dënuar me burg për tentativë plagosje dhe vrase në dëm të njëri-tjetrit.

43-vjeçari është goditur me sëpatë nga bashkëshortja, Hyjrie Bruka dhe sapo ka dalë nga spitali e ka qëlluar me thikë atë.

Policia atë kohë njoftoi se plagosja ndodhi si pasojë e konflikteve të vazhdueshme për motive xhelozie.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.