AKTUALITET

Identifikohet skeleti në Vlorë, Luan Isai, pronar i një bilardoje

07:11 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Identifikohet identiteti i skeletit te gjetur në Zvërnec pak ditë më pare. Ai është Luan Isai (Loni), 32 vjeç, pronar i një bilardoje. Viktima është me origjinë nga një fshat i Vlorës. Ka dalë pas rezultatit të ADN-së dhe identifikimit të familjarëve të veshjeve që kishte pasur. Ky dyshohej që në fillim, për shkak të tokëzes së rripit. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Trupi

Trupi është gjetur në breg të detit pak ditë më parë në mëngjes në Portonova, në Zvërnec. Banorë të zonës njoftuan policinë se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur gripi hetimor, dhe ka nisur hetimet për ngjarjen, dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra, dhe në gjendje të dekompozuar. Nga shenjat e para, dyshohet se trupi ka qendruar për një kohë të gjatë në ujë. Kanë qenë peshkatarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, në Vlorë u gjet një tjetër kufomë, pikërisht në Vllahinë. Por, ndryshe nga skeleti i Vllahinës ku në kafkë kishte një vrimë duke çuar në një dyshim për një ekzekutim, tek skeleti i Zvërrnecit nuk është identifikuar asnjë shenjë e tillë. Përsa i përket skeletit në fshatin Armen, pas dyshimeve se mund të bëhej fjalë për një 45 vjeçar të zhdukur vitin e kaluar dhe pas ballafaqimit me dentistin e tij dhe dhëmbët nuk korespondinin pasi i zhdukuri kishte proteza dhe lart po ashtu dhe në pjesën e poshtme, ndërsa koka e gjetur kishte mungesë të dhëmbëve vetëm në pjesën e sipërme, nuk ka pasur asnjë dyshim tjetër konkret. Pavarësisht dyshimeve për personin në Armen, deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare se për kë person të zhdukur mund të bëhet fjalë.

Enrik Mehmeti

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.