Show-Bizz

Irma Libohova mes lotësh: Hidhërimin do ta mbaj për vete

17:13 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova humbi bashkëshortin e saj. Besnik Kaso u nda nga jeta gjashtë ditë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën luftonte prej vitesh. Megjithatë Irma ka gjetur guximin të ngjitet në një skenë dhe të flas për dhimbjen që ndjen. Në fund të fjalës së saj, këngëtarja ka kujtuar edhe njëherë bashkëshortin e ndjerë ashtu si vetëm ajo di ta bëjë, me këngë.

“Të dashur miq. Besoj e keni marrë vesh që unë përpara pesë ditësh kam humbur bashkëshortin. “Kjo është dalja ime e parë publike pas asaj që ndodhi.” Mirëpo, jeta kështu është. Jeta do të vazhdojë, dhe duke dashur t’i qëndroj larg vëmendjes së medias, duke dashur që hidhërimin tim ta mbaj për vete dhe ashtu donte edhe bashkëshorti im, i cili thoshte gjithmonë: “Gëzimin ndaje me të tjerët, hidhërimin mbaje për vete.”, do të këndoj sot një këngë që ai e ka dashur shumë.”, është shprehur mes lotësh këngëtarja, e cila më pas ka kënduar këngën “Një jetë me ty”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.