Show-Bizz

Këngëtarja ruse dëbohet nga Eurovizion, Ukraina e shpall non-grata

18:36 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Eurovizionin e këtij viti, Rusia rrezikon të mbetet pa konkurente. Këngëtarja ruse Julia Samojlova që pritej të përfaqësonte Rusinë u dëbua nga Ukraina për shkak se kishte hyrë në Krime nga kufiri rus. “Washington Post” shkruan se shërbimet sekrete ukrainase e shpallën non-grata, njësoj siç bëjnë me qytetarët rusë që kanë hyrë në Krime nga ana tjetër e kufirit, pas aneksimit nga Rusia. Dëbimi i këngëtares ruse do të zgjasë 3 vjet. Nuk dihet nëse Rusia do ta zëvendësojë me një konkurente tjetër, apo do të refuzojë pjesmarrjen në Eurovizion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.