AKTUALITET

Biznesmenë italianë, orgji me prostituta në Tiranë, “koka” e grupit një femër

16:00 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të tjera detaje kanë dalë në dritë sa i përket shkatërrimit të bandës së prostitucionit në Tiranë, ku u arrestuan 6 persona, raporton “BalkanWeb”.

Raportohet se grupi i trafikut drejtohej nga Maria Th., e cila ishte tutorja e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion. Gjithashtu mësohet se aktiviteti zhvillohej në hotele të ndryshme në zonën e Liqenit të Thatë, por pa dijeninë e administratorëve apo pronarëve të këtyre bizneseve.

Mësohet se mes të tjerash, disa prej klientëve janë biznesmenë italianë që kanë Call Center në Tiranë, ku  pagesa për prostitucion varionte nga 50 deri në 100 euro.

Policia këtë procedim e ka nisur që në dhjetor 2016, ndërsa grupi është mbajtur nën vëzhgim deri më 20 mars, kur edhe u arrestuan në flagrance në ambientet e një hoteli në periferi, duke ushtruar prostitucion në grup.

Arrestimet

Një bandë prostitucioni në Tiranë është shkatërruar nga policia, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Free Time” u shpallën në kërkim 3 persona të tjerë, ndërsa një po hetohet në gjendje të lirë.

Kështu, të arrestuar janë M.Thanas, 26 vjeçe banuese në Tiranë, M.Çela 38 vjeç, banues në Tiranë, D.Haka 34 vjeç, banues në Tepelenë

R.Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë, K.Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”, si dhe D.Sharra, 27 vjeç banues në Tiranë. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë, shtetësja me inicialet T.Gj., 27 vjeçe. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M.Thanas dhe M.Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj., dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R.Z., D.K., dhe K.Zh.

TË ARRESTUAR
M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë
M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë
D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë

R.Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë
K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”
D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

 Proceduar në gjendje të lirë shtetasja:
-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-1 automjet tip “Hyundai”
-4 aparate telefonik,
-20000 lekë të reja,
-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.