Kryesore

LIVE/ Sulm pranë parlamentit të Londrës, 2 viktima, 20 të plagosur, vritet agresori

13:14 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe në Westminster, Londër. Mediat angleze raportojnë për një person që ka sulmuar edhe me thikë jashtë ambjenteve të Westminster. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, deri më tani janë të paktën 18 persona të plagosur, që po qëndrojnë të shtrirë jashtë portave të parlamentit.

Policia britanike ka nisur hetimet lidhur me të shtënat me armë pranë parlamentit britanik në Londër  ndërsa e gjithë zona e Westminister tashmë është mbyllur.

CNN thotë se një polic është qëlluar me thikë.

Edhe BBC shkruan se një oficer policie është qëlluar me thikë në godinën e parlamentit  bën të ditur deputeti britanik, Dadiv Lidington. Ai i tha deputetëve se sulmuesi është qëlluar nga policia. Burime të tjera thanë se bëhet fjalë për 20 të plagosur.

Mbyllet Westminister- Godina e parlamentit, rrugët dhe stacioni i metrosë në Westminister janë nën masa të rrepta të sigurisë nga policia

“Telegraph”deklaroi ne fillim se janë qëlluar dy persona. Dëshmitarët thanë se një makinë ka përplasur 5 kalimtarë përpara se të përplasej me gardhin jashtë

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.