EKONOMI

Zbardhet VKM-ja/ Administrata, shtohen punonjësit për zgjedhje

21:15 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Qeveria ka rishpërndarë punonjësit e administratës për ti ardhur në ndihmë zgjedhjeve. Administrata e Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve do të “zgjohet” dhe numri i përgjithshëm i punonjësve do të shkojë në 71, duke shtuar 6 punonjës. Gjithastu do të rritet numri i të punësuarve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, për vitin 2017. Në të këtë dikaster do të shtohen 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 539 punonjës. Qeveria vendosi që numri i punonjësve të Komisionit të Prokurimit Publik, për vitin 2017, shtohet me 8 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në30 punonjës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave numri i punonjësve të Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, për vitin 2017, shtohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 15 punonjës. Numri I punonjësve do të reduktohet në  Ministrinë  Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Për vitin 2017 në të këtë dikaster numri i punojësve reduktohet me 18 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 3 014 punonjës. Numri i punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për vitin 2017, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 996 punonjës. Qeveri urdhëron institucionet që u preket struktura për të zbatuar urdhërin Ministrinë e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.