BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ VIP-at me pushime, ca kg dhe vite më parë

16:00 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, VIP-at me pushime, destinacioni deti.




Në finishin e kësaj vere përvëluese emra të njohur të politikës, muzikës dhe televizionit kanë zgjedhur detin për të kaluar këtë sezon pushimesh. Shumica kanë preferuar ujrat e detit Jon për të kaluar këtë verë dhe ajo, që vihet re për politikanët është se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë nën hijen e çadrës dhe duke folur gjatë në celular. Ndërsa VIP-at e artit janë përzierë me pushuesit e tjerë për të kaluar pak çaste relaksi në det. Fokusi i “Bluetooth” ka kapur në fundjavë disa nga emrat e njohur të cilët po kalojnë pushimet në vend.


Tarifa në Drimadhes me bashkëshortin
Plazhi i Dhërmiut padyshim ka qenë joshës për të gjithë në këto ditë të nxehta. I tillë ka rezultuar në fakt edhe për këngëtaren e muzikës së lehtë Eneida Tarifa. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, kompozitorin Erion Zaloshnja kanë zgjedhur bregdetin e Jonit për të pushuar dhe për të marrë rreze dielli. Dhe lëkura e nxirë tregon në fakt se Eneida është vërtet e kënaqur nga këto pushime. Këtë e shfaq më së miri dhe fytyra e saj e qeshur, ndërsa ajo e veshur me bikini dhe me një fustan të tejdukshëm të bardhë, shlodhet nën hijen e një prej lokaleve në plazh duke pirë diçka freskuese.


Sajmiri nga plazhi ndjek ndeshjet e futbollit
Sajmir Kodra ose i njohur ndryshe si Sajmiri i “Fiks fare”, së bashkë me gruan e tij ka preferuar të pushojë në plazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Edhe pse në foto ai na shfaqet me miqtë e tij, kjo do të thotë se ai është i kujdesshëm dhe nuk harron t’i respektojë ata. Dielli i fortë dhe vapa e madhe duket se e kanë shoqëruar atë edhe nën hijen e lokalit, duke ndjekur ndeshjet e rradhës së futbollit. Ndërsa tymos një cigare me një kapele të zezë në kokë, me pantallona të kuqe dhe me këmbët hedhur ‘alla amerikançe’, dhe pa e hequr asnjëherë telefonin nga dora, ai duket se po kullon nga djersa. Këtu padyshim që ndikon edhe shëndeti i tij, që kohët e fundit duket se e ka marrë për mbarë.


Kadilli Zgjedh relaksin e Lagunës Blu
Këshilltari i Kryeministrit Berisha, Fatbardh Kadilli është gjendur fundjavën e kaluar për të pushuar në ambientet relaksuese të “BlueLaguna”, në Golem. I shfaqur ndryshe nga zakonisht, pa kostumin e errët të zyrtarit, me pantallona të shkurtra dhe më një bluzë të bardhë, me flokë disi të shpupurisur dhe më fytyrën pak të pa ruajtur, ai është parë teksa qetësohej, por gjithsesi pamja e tij tregon se është paksa i menduar. Ndoshta pushimeve po u vjen fundi për të dhe ai po vret mendjen për këshillën e radhës që duhet t’i japë Kryeministrit të tij.


Kreu i Policisë së Kosovës në Dhërmi
Kreu i Shërbimit Policor të Kosovës ka preferuar brigjet e Jonit për të kaluar pushimet e verës, ashtu si edhe të tjerë lider të politikës kosovare. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, kreu i Policisë ka qenë këtë herë më shumë në dispozicion të vajzës së tij, së cilës nuk ka përtuar t’i plotësojë të gjitha tekat, që nga akulloret deri te pijet e pafundme me ngjyra. Por duket se besdisjet e tepëruara të vajzës kanë marrë fund, kur teksa çifti ishte drejtuar nga banaku i një prej lokaleve buzë detit, ka plasur sherri mes klientëve, ç’ka e detyroi shefin e policisë të niset nga kishte ardhur, duke lënë pas krahëve të sharrat dhe përplasjet e karigeve.

Petrit Vasili në freskun e Llogarasë
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka kaluar një fundjavë të këndshme me fa-miljen nën freskun e pishave gjigande të malit të Llogarasë. Por edh-e këtë herë teksa ka tentuar që të jetë më pranë familjes, Vasili duket se ka gjetur pak kohë për t’i dhënë për-gjigje tringëllimave të zileve të miqve të tij. Ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht të veshur serioz, Petriti kishte preferuar, jo për shkak të freskut të malit, por për shkak të pushimeve të vishej sportiv. Pas një ndalese disaorëshe në mal familiarisht ai ka marrë tatëpjetën për të mbërritur në det, ku edhe ka kaluar një fundjavë në ujin e kripur të Jonit.


Zbulohet ‘bunkeri’ i Kreshnik Spahiut

E vetmja pistë patinazhi në mes të verës frekuentohet duket rregullisht nga Spahiu dhe vajza e tij 7 vjeçare Nimfa! “Bluetooth-i” ka kapur këtë rradhë në “flagrancë” drejtorin e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve Kreshnik Spahiu në periferi të Tiranës duke bërë patinazh në akull. Duket se ka kohë që Spahiu ushtrohet me patinazh, pasi “Bluetooth” e ka fiksuar duke rrëshqitur lirisht mbi akull. Disa muaj më parë Kreshnik Spahiu ishte frekuentues i rregullt i fushave të futbollit dhe luante të paktën dy herë në javë futboll në rolin e sulmuesit. Tashmë është kthyer në një vetmitar të patinazhit. Rrëshqitja mbi akull duket se është sfida më e re e Spahiut dhe plotësimi i dëshirës së vajzës ka shërbyer më së miri, që Kreshniku të argëtohet edhe për vete. Në këtë verë tejet të nxetë jo vetëm nga moti, por edhe nga politika duket se Spahiu ka preferuar të freskohet me patinazh. Paparacët tanë nuk kanë mundur të fiksojnë Spahiun në kafene apo pishina, por imazhet e siguruara në patinazh dhe fushat e futbollit janë të mjaftueshme për të shuar kërshërinë e lexuesve për jetën pas pune të  Spahiut. Megjithë kamuflimin për jetën e tij private kjo nuk e pengon “Bluetooth-in” të eksplorojë “urat e nëndheshme”. Enigma se ku i kalon pasditet dhe fundjavat Kreshnik Spahiu duket se tashmë është zgjidhur, të paktën pjesërisht. Patinazhi dhe futbolli janë dy prej hobeve, që kanë zbuluar paparacët tanë. Patinazhi është një sport i vështirë, por duket se e veçanta dhe vështirësia kanë qenë shtysa, që e kanë hedhur Spahiun në krahët e kësaj “dashurie” të re. Askush nuk na fshihet dot më, edhe nëse futet në “tunelet” apo “bunkeret” e patinazhit edhe nëse “fluturon” në malin e Dajtit me teleferik!

Gramoz Ruçi në Vlorë me bashkëshorten
Ish-Sekretari i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka preferuar brigjet e Vlorës për të pushuar në këto ditë nxehta. Ai ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten e tij për të kaluar disa momente së bashku, pikërisht në plazhin e Zhironit, një vend që frekuentohet vetëm nga vlonjatët. Pjesën më të madhe të kohës politikani i selisë rozë ka preferuar të jetë në lëvizje, sa në breg, në ujin e kripur të Jonit. Mësohet se çifti Ruçi ka prenotuar disa ditëqëndrimi në një nga hotelet më të kushtueshme të qytetit të Vlorës, ku flitet se ka paguar 50 mijë lekë nata për një dhomë matrimoniale, ndërkohë që sa për drekat dhe darkat kanë preferuar që t’i kalojnë buzë detit në lokalet më të kushtueshëm të qytetit.

Besnik Dervishi preferon hijet
Duket se socialisti Besnik Dervishi, pararendës i postit të ministrit Basha ka kaluar një vere të qetë në Drimadhes. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza, por nuk kanë munguar edhe vizitat e miqve të tjerë. Dervishi ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në hijen e tendës gjigande të njerit prej lokaleve që ndodhej buzë detit duke pirë çaj të ftohtë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij me vajzën përdore kanë kaluar më shumë kohë në diellin përvëlues dhe ujin e detit. Pas një qëndrimi që ka zgjatur më pak se dy orë në hije, ish-ministri socialsit është larguar me makinën e tij luksoze për të drekuar në lokalet e bregdetit.
Ky shkrim u botua më 26 Gusht 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.