AKTUALITET

Breshëri armësh në një lokal në Shkodër, një i plagosur

09:56 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas një sherr i të  çastit për motive të dobëta mes disa personave, në një lokal në Bërdicë ka mbetur i plagosur shtetasi F.F,  34- vjeç banues në Shkodër

Përplasja ka vazhduar dhe kur kanë dalë nga lokali, pasi këta persona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.

Njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.

Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit: A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” ,”Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë̈ publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.