SPORT

Kupa e Shqipërisë, përcaktohet çiftet gjysmëfinaliste

13:03 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë përcaktuar sot dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Kështu, paraditen e sotme në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti, ku nga goglat e tërhequra janë përcaktuar dhe çiftet: Kështu Besëlidhja do të përballet me Tiranën dhe Skënderbeun me Teutën.

Ndeshjet e para do të luhen më 5 prill, kurse të kthimit dy javë më pas, pikërisht më 19 prill.

Besëlidhja, surpriza e këtij sezoni, do ta luajë në Kukës takimin si pritëse, pasi FSHF-ja u kujtua në mes të garës se stadiumi i Lezhës nuk plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes gjysmëfinale.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet

5 prill
Besëlidhja – Tirana (Në Kukës)
Skënderbeu – Teuta

19 prill
Tirana – Besëlidhja
Teuta – Skënderbeu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.